• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Izraeli bombardoi reaktorin bërthamor të Arak dhe objektin bërthamor në Natanz

Izraeli bombardoi reaktorin bërthamor të Arak dhe objektin bërthamor në Natanz

Tel Aviv, 19 qershor 2025 (MIA) - Forcat ajrore izraelite kanë bombarduar sot në mëngjes reaktorin bërthamor të ujit të rëndë të Iranit në Arak në Iranin qendror, si dhe dhjetëra objekte të tjera ushtarake iraniane gjatë natës, duke përfshirë vendndodhjen kryesore të programit bërthamor në Natanz, njoftoi ushtria izraelite.

Në kumtesë thuhet se vala e sulmeve të natës ndaj Iranit ka përfshirë 40 aeroplanë të cilët kanë gjuajtur 100 raketa ndaj dhjetëra lokacioneve ushtarake iraniane në Teheran dhe pjesë tjera nga Irani, publikoi "Tajms of Izrael".

Shënohet se objekti bërthamor Arak është goditur në mëngjes, duke përfshirë edhe strukturën për mbajtjen e reaktorit, "një komponentë kyçe në prodhimtarinë e plutoniumit".

Mes objektivave të goditura në vende tjera në Iran gjatë natës ishte edhe objekti Natanz, të cilin Irani e shfrytëzon për zhvillimin e armëve bërthamore", thuhet në kumtesë.

"Ky objekt përmban komponente unikate dhe pajisje që përdoren për zhvillimin e armëve bërthamore dhe projekte që mundësojnë përshpejtimin e programit për zhvillimin e armëve bërthamore", thuhet në kumtesë.

Në të thuhet se aeroplanët izraelit, gjithashtu, kanë bombarduar "objekte për prodhimtarinë e lëndëve të para, komponente që përdoren në montimin e raketave balistike dhe lokacione për prodhimtarinë e sistemeve iraniane për mbrojtjen ajrore dhe të raketave, si dhe lokacione izraelite për mbrojtje ajrore, lokacione për deponim të raketave dhe radarëve.

Paraprakisht ishte publikuar se Izraeli herët në mëngjes ka sulmuar një zonë në afërsi të reaktorit bërthamor me ujë të rëndë në Hondab në Iranin qendror, që është pjesë e programit bërthamor të Iranit. Autoritetet iraniane kanë thënë se objekti është evakuuar para sulmit dhe se nuk ka rrezik nga rrezatimi.

Ushtria izraelite paralajmëroi iranianët ta evakuojnë zonën e reaktorit bërthamor me ujë të rëndë që gjendet në kufirin e qyteteve Arak dhe Hondab në Iranin qendror për sigurinë e tyre, publikoi "Tajms of Izrael".

Reaktori me ujë të rëndë gjendet në periferinë e Hondabit.

Ushtria në kumtesë deklaroi se punon në zonë kundër infrastrukturës ushtarake iraniane.

Reaktori kërkimor është ndërtuar pjesërisht dhe më parë njihej si Arak, dhe Teherani ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) se planifikon të fillojë objektin vitin e ardhshëm.

Uji i rëndë ndihmon në ftohjen e reaktorëve bërthamorë, por prodhon plutonium si një nënprodukt që mund të përdoret potencialisht për të prodhuar armë bërthamore.

ANEB i bëri thirrje Izraelit të mos i sulmojë objektet bërthamore iraniane. sa/

foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR