Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të bardhë në sulmet ndaj Libanit
- Hjuman Rajst Uoç (HRW) e akuzoi Izraelin për përdorim joligjor të fosforit të bardhë në sulmin ndaj një zone banesore në Libanin jugor javën e kaluar, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 13:39, 9 mars, 2026
Tel Aviv/Bejrut, 9 mars 2026 (MIA) - Hjuman Rajst Uoç (HRW) e akuzoi Izraelin për përdorim joligjor të fosforit të bardhë në sulmin ndaj një zone banesore në Libanin jugor javën e kaluar, njoftoi DPA.
Në raportin e publikuar sot, organizata kumtoi se ka arritur të konfirmojë dhe gjeografikisht të locojë shtatë incizime.
Cilësitë djegëse të fosforit të bardhë mund të jenë fatale ose të shkaktojnë lëndime serioze me simptome të përjetshme.
"Përdorimi joligjor i fosforit të bardhë nga ana e ushtrisë izraelite ndaj zonave banesore është jashtëzakonisht alarmant dhe do të ketë pasoja serioze ndaj civilëve, tha Ramzi Kajs, hulumtues për Libanin në HRW, njoftoi agjencia gjermane.
Ushtria izraelite në fillim nuk i komentoi akuzat.
Fosfori i bardhë digjet gjatë kontaktit me oksigjen në ajër dhe vazhdon të dgjet derisa nuk mbetet asgjë nga ai ose nuk e ndërpret furnizimin me oksigjen.
Protokolli shtesë i Konventave të Gjenevës për të drejtë humanitare ndërkombëtare ndalon përdorimin e armës nga fosfori nëse ekziston rrezik se do të ndikojë ndaj civilëve.
DPA nuk konfirmoi nëse njerëzit në rajon janë lënduar nga fosfori i bardhë. bsh/
Foto: MIA arkiv