• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli është kërcënuar se "Libani do ta kthejë në epokën e gurit" gjatë në një luftë të re me Hezbollahun

Izraeli është kërcënuar se

 Tel Aviv, 8 gusht 2023 (MIA) - Izraeli sot është kërcënuar sot se do ta “kthejë Libanin në epokën e gurit” në çdo luftë të ardhshme me Hezbollahun, raportojnë mediat britanike.

 Mediat theksojnë se paralajmërimi vjen pas disa javësh incidentesh me këtë grup militant libanez të mbështetur nga Irani përgjatë kufirit mes dy vendeve.

"Mos bëni gabim. Ne nuk duam luftë. Megjithatë, ne jemi gati të mbrojmë civilët tanë, ushtarët tanë dhe sovranitetin tonë", tha ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant në një paralajmërim të ashpër drejtuar Hezbollahut. 

Një retorikë e ngjashme u dëgjua nga të dyja palët pas luftës së fundit midis Izraelit dhe grupit libanez në vitin 2006. Megjithatë, ajo u bë edhe më e ashpër pas shpërthimit në mars të këtij viti të një bombe në anë të rrugës në Izrael, kur Hezbollahu u fajësua për këtë akt, shënojnë mediat britanike. 

 Megjithatë, ky grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë.

 Javët e fundit përgjatë kufirit të siguruar fuqishëm mes dy vendeve ka pasur disa përleshje midis civilëve libanezë, të paktën një grupi luftëtarësh të Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR