• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ivanovska: Vetëm lufta e përbashkët mund të japë rezultate konkrete në përballjen me korrupsionin

Ivanovska: Vetëm lufta e përbashkët mund të japë rezultate konkrete në përballjen me korrupsionin
Shkup, 15 nëntor 2022 (MIA) - Lufta kundër kësaj të keqe shoqërore - korrupsionit, kërkon angazhim në të gjitha nivelet e shoqërisë, prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme të gjitha institucionet relevante të ndërmarrin aktivitete në suaza të kompetencave të tyre dhe ta rrisin vigjilencën e vet. Vetëm lufta e përbashkët dhe koordinimi mund të japin rezultate konkrete, theksoi kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, në solemnitetin me rastin e 20-vjetorit të KSHPK-së, që u mbajt sonte në Muzeun e luftës maqedonase. Ajo theksoi se askush nuk guxon t'i anashkalojë thëniet e miqve tanë nga Evropa dhe SHBA-ja kur thonë se korrupsioni në vend është i pranishëm në të gjitha poret dhe duhet të gjejmë mënyrë t'i çmontojmë rrjetet e përbashkëta politike që mundësojnë lulëzim të korrupsionit. Kryetarja e KSHPK-së potencoi se nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet funksional dhe ta parandalojmë emigrimin nga vendi atëherë të gjithë ne duhet të kemi një qëllim - ndërtimin e institucioneve të shëndosha dhe të fuqishme me integritet të cilat do të mundësojnë sundim të së drejtës. Duke folur për punën e KSHPK-së, ajo tha se shumë gjëra kanë ndryshuar në katër vitet e fundit, duke cekur se kanë lënë vulë me punën e tyre të pavarur, të paanshme dhe profesionale. Presidenti Stevo Pendarovski, në solemnitet theksoi se lufta kundër korrupsionit është kruciale për ndërtimin e shoqërisë në të cilën dominon kultura politike e dominuar nga interesi publik, ndërsa për tërë atë duhet të kujdeset administrata publike e rekrutuar sipas kritereve më të larta. Presidenti theksoi se gjatë disa viteve të fundit inkurajon proaktiviteti i KSHPK-së, posaçërisht pas miratimit të Ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe të Strategjisë nacionale. Me profesionizmin e vet, neutralitetin dhe zërin e vet, që qartë u konstatua edhe në raportet vjetore të KE-së, KSHPK-së tregon se lufta kundër korrupsionit nuk është humbur dhe se nuk guxon të humbet për të mirën e secilit prej nesh, tha shefi i shtetit. Ai theksoi se lufta reale kundër korrupsionit nuk është detyrë vetëm e një institucioni dhe ajo nuk duhet të zgjasë vetëm në një mandat. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se Deklarata kundër korrupsionit nuk është vetëm shkronja në letër të bardhë, por se ajo është bazë nga e cila duhet të nisemi të gjithë. Ai theksoi se mënyra në të cilën funksionon Kuvendi është me rëndësi kruciale për zhvillimin e proceseve demokratike në vend, e kjo njëherit i determinon fuqishëm edhe përmbushjen e politikave të hartuara për antikorrupsion. Zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të KSHPK-së konstatoi se është arritur përparim i jashtëzakonshëm në kapacitetin, në profesionalitetin dhe në pavarësinë e Komisionit. Ajo i inkurajoi anëtarët e KSHPK-së të jenë këmbëngulës dhe të qëndrueshëm si dhe të mos u nënshtrohen sfidave të mundshme me të cilat përballen gjatë punës së vet në përballje me korrupsioni janë rezultate të pamundshme brenda natës, por hap pas hapi. "E keni mbështetjen e Qeverisë, por çka është akoma më me rëndësi, e keni mbështetjen e qytetarëve, të cilët tashmë nuk kanë tolerancë për asnjë veprim korruptues. Qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë dhe efikas dhe çka është më me rëndësi, kërkojnë rezultate", theksoi Gërkovska. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR