• e mërkurë, 02 tetor 2024

Ivanova: Bullgaria po humb paratë evropiane sepse nuk ka një qeveri të qëndrueshme

Ivanova: Bullgaria po humb paratë evropiane sepse nuk ka një qeveri të qëndrueshme

Bruksel, 16 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të mungesës së një qeverie të qëndrueshme politike, Bullgaria përballet me rrezik real për të mbetur pa mjete të parashikuara nga Plani për rimëkëmbjen e BE-së, paralajmëroi Iliana Ivanova, Komisionerja Evropiane për Inovacion, Kërkim, Kulturë. Arsim dhe Rini.

"Mungesa e një qeverie të rregullt nuk do të ketë ndikim të mirë në pozitën e Bullgarisë në Evropë", deklario eurokomisionerja bullgare Ivanova në një intervistë për televizionin e Sofjes bTV.

Ivanova thekson se në kuadër të Planit për rimëkëmbjen e BE-së, Bullgaria mund të marrë gjithsej 5,69 milionë euro, por për shkak të situatës politike në vend ekziston rrezik real që të humbasë një pjesë të këtyre mjeteve.

Për shkak të ngecjen në zbatimin e reformave dhe mos miratimin e disa ligjeve si rezultat i serisë së zgjedhjeve të parakohshme dhe faktit që vendi menaxhohet nga qeveri teknike, Komisioni Evropian deri tani ka paguar vetëm një këst brenda kornizës të Planit, megjithëse Bullgaria sipas të planifikuarës duhej të merrte mjete nga katër këste.

Sipas Ivanovës, fakti që nuk ka Qeveri të rregullt të qëndrueshme, përveç vonesës në pagesën e mjeteve nga fondet e BE-së, mund të ndikojë edhe në procesin e bashkimit të Bullgarisë në Eurozonë.

Sipas Ivanovës, fakti që nuk ka Qeveri të qëndrueshme, përveç vonesës në pagesën e mjeteve nga fondet e BE-së, mund të ndikkojë edhe në procesin e bashkimit të Bullgarisë në Eurozonë.

"Është shumë e dëshirueshme që të kemi një qeveri stabile që jep sinjale të qarta dhe bashkëpunon me partnerët evropianë të Bullgarisë", theksoi Ivanova, duke shprehur shpresën se së shpejti vendi do të ketë një qeveri të rregullt.

Bullgaria përballet me zgjedhjet e parakohshme të shtatë]a radhazi në më shumë se tre vjet, nëse përpjekjet për të formuar një qeveri politike pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura më 9 qershor dështojnë.

Për shkak të mungesës së Qeverisë së rregullt politike, Bullgaria ende nuk e ka propozuar kandidatin për Komisioner Evropian në Komisionin e ardhshëm Evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR