Italiani diplomon në moshën 86 vjeçare
- Anxhelo Marino, ish funksionar në provincën italiane të Sienës, vitin e kaluar në moshën 86 vjeçare ka arritur të fitojë një tjetër diplomë universitare dhe kështu të përmbushë ëndrrën e tij të përjetshme.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:10, 3 janar, 2024

Siena, 3 janar 2024 (MIA) - Anxhelo Marino, ish funksionar në provincën italiane të Sienës, vitin e kaluar në moshën 86 vjeçare ka arritur të fitojë një tjetër diplomë universitare dhe kështu të përmbushë ëndrrën e tij të përjetshme.
Zaten, ai mbrojti tezën e diplomës me temën “Vendi im në periudhën 1937-1950” dhe mori diplomë për profesionin e letërsisë. Universiteti i Sienës njoftoi se i diplomuari i tyre më i vjetër tregoi shumë emocion në diplomimin e tij dhe të pranishmit nga familja e tij ishin dukshëm të tronditur.
Marino, megjithatë diplomën e tij të parë - për të Drejtën penale e fitoi në vitin 1962. qa/
Foto: Universiteti i Sienës