• e diel, 22 dhjetor 2024

Italia vendos kontrolle kufitare me Slloveninë për shkak të rritjes së kërcënimit nga terrorizmi

Italia vendos kontrolle kufitare me Slloveninë për shkak të rritjes së kërcënimit nga terrorizmi

 Milano, 18 tetor 2023 (MIA) - Italia sot njoftoi se do të pezullojë marrëveshjen e kufirit të hapur me Slloveninë fqinje, duke përmendur kërcënimin e shtuar të terrorizmit në Evropë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Qeveria e djathtë e kryeministres Xhorxha Meloni njoftoi se autoritetet në provincën kufitare verilindore Friuli-Venezia Giulia  që nga fillimi i vitit kanë identifikuar 16.000 persona që kanë hyrë ilegalisht në Itali përmes kufirit me Slloveninë, ndalesa e fundit në rrugën ballkanike që disa emigrantë përdorin tashmë për të arritur në Evropën Perëndimore.

Me 140.000 emigrantë të cilët kanë arritur në Itali përmes detit këtë vit, numri i hyrjeve ilegale është në rritje për 85 për qind krahasuar me vitin 2022.

Qeveria italiane paralajmëroi se do t'i kthejë kontrollet kufitare nga 21 tetori, për 10 ditë. 

Qeveria njoftoi edhe se Komiteti antiterror i Ministrisë së Punëve të Brendshme shqyrton situatën dhe se “konfirmon domosdoshmërinë” e forcimit të kufirit italian.

Italia dhe Sllovenia janë mes 26-të vendeve që i përkasin Shengen zonës, zona më e madhe për lëvizje të lirë në botë. qa/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR