• e enjte, 04 dhjetor 2025

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për shkak të mbipopullimit të burgjeve

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për shkak të mbipopullimit të burgjeve

Romë, 16 korrik 2025 (MIA) – Ministria italiane e Drejtësisë kumtoi se deri në 10.000 të burgosur mund të lirohen nën masa alternative, me qëllim zbutjen e mbipopullimit në burgje.

Bëhet fjalë për afërsisht 15 për qind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve në vend. Masat alternative do të përfshijnë arrest shtëpiak ose lirim me kusht dhe do të zbatohen vetëm për ata të dënuar, lëndët e të cilëve janë përfunduar ligjërisht, kanë më pak se dy vjet të mbetura në dënimin e tyre dhe që nuk kanë kryer shkelje të rënda disiplinore gjatë vitit të kaluar.

Personat e dënuar për vepra të rënda penale – siç janë terrorizmi, krimi i organizuar, përdhunimi, trafikimi me emigrantë ose rrëmbim – nuk do të jenë të përfshirë me këtë masë.

Sipas bazës së të dhënave World Prison Brief, burgjet italiane janë ndër më të mbipopulluarat në Evropë, me shfrytëzim prej rreth 122 për qind të kapacitetit. Kushte më të këqija vërehen vetëm në Qipro, Francë dhe Turqi.

Problemi me kushtet në burgje ka tërhequr vëmendjen për shkak të rritjes së vetëvrasjeve dhe ankesave për temperatura jashtëzakonisht të larta në institucione këtë verë.

Ministria e Drejtësisë theksoi se procesi nuk do të ndodhë menjëherë dhe njoftoi formimin e një grupi pune, i cili do të paraqesë një raport në shtator. ls/

Foto: Arkiv/ ilustrim 

 

QËNDRONI TË LIDHUR