Italia në tre vitet e ardhshme do të lëshojë gjysmë milionë viza për punëtorë të huaj nga vendet jashtë BE-së
- Italia nga viti 2026 deri në vitin 2028 do të lëshojë rreth 500,000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së, njoftoi dje qeveria italiane, si pjesë e një strategjie për të zgjeruar rrugët e ligjshme të imigracionit dhe për t'iu përgjigjur sfidave të mungesës së fuqisë punëtore.
- Post By Sara Ademi
- 08:51, 1 korrik, 2025
Romë, 1 korrik 2025 (MIA) - Italia nga viti 2026 deri në vitin 2028 do të lëshojë rreth 500,000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së, njoftoi dje qeveria italiane, si pjesë e një strategjie për të zgjeruar rrugët e ligjshme të imigracionit dhe për t'iu përgjigjur sfidave të mungesës së fuqisë punëtore.
Vitin e ardhshëm, gjithsej 164,850 persona do të lejohen të hyjnë në vend, ndërsa deri në vitin 2028 pritet të hyjnë në vend gjithsej 497,550 persona.
Ky është veprimi i dytë i tillë nga kryeministrja Xhorxha Meloni që kur mori detyrën gati tre vjet më parë si udhëheqëse e koalicionit të krahut të djathtë. Qeveria ka vendosur tashmë të lëshojë më shumë se 450,000 leje për migrantë midis viteve 2023 dhe 2025.
Së bashku me kushtet në të cilat punëtorëve të rinj u lejohet hyrja, Meloni ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj hyrjeve të paligjshme, duke përshpejtuar kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe duke kufizuar aktivitetet e organizatave humanitare që shpëtojnë emigrantët në Detin Mesdhe.
"Kuotat përcaktohen sipas nevojave të shprehura nga partnerët socialë dhe aplikimeve aktuale për leje pune të marra në vitet e mëparshme, duke synuar një program që i përgjigjet nevojave të kompanive dhe është realist", thuhet në kumtesën për media.
Plakja e popullatës dhe rënia e normës së natalitetit në Itali janë arsyeja për nevojën e tërheqjes së punëtorëve të huaj në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë. Në vitin 2024, kishte 281.000 më shumë raste të vdekjes se sa lindje, ndërsa popullata është ulur për 37.000 në 58,93 milionë, duke vazhduar trendin që zgjat me dekada. sa/
foto: MIA