Italia bën thirrje për ndërprerje të të gjitha luftërave gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Milano
- – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani njoftoi se vendi i tij do të parashtrojë kërkesë zyrtare për armëpushim në gjithë botën gjatë kohës së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano dhe Kortina d’Ampeco, të cilat janë caktuar prej 6 deri më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.
- Post By Fitore Curri
- 19:35, 7 tetor, 2025
Romë, 7 tetor 2025 (MIA) – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani njoftoi se vendi i tij do të parashtrojë kërkesë zyrtare për armëpushim në gjithë botën gjatë kohës së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano dhe Kortina d’Ampeco, të cilat janë caktuar prej 6 deri më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.
Koncepti për armëpushim global gjatë Lojërave Olimpike daton nga koha antike, kur palët në luftë u pajtuan t’i ndërprisnin armiqësitë që të munden sportistët të sigurt të mbërrijnë në Olimpi për garat.
"Në prag të Lojërave në Milano dhe Kortina, ne i propozojmë Kombeve të Bashkuara një armëpushim olimpik për të gjitha luftërat, përfshirë ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ne duhet të jemi kampionë të paqes. Ne mbështesim planin amerikan për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe siç tha Papa Françesku, nuk duhet të ndalemi së shpresuari për paqe", tha Tajani. fc/
Foto: EPA