• e hënë, 08 korrik 2024

ISV: Rusia me shumë gjasa e ka organizuar vetë sulmin në Kremlin

ISV: Rusia me shumë gjasa e ka organizuar vetë sulmin në Kremlin

Uashington, 4 maj 2023 (MIA) - Instituti amerikan për studimin e luftës (ISV) thotë se Moska mund të përdorë një sulm ndaj Kremlinit, për të cilin thotë se Rusia "me shumë gjasa" vetë e ka organizuar, për të kufizuar ose anuluar ngjarjet për Ditën e Fitores, 9 maj.

“Kremlini mund ta përdorë sulmin për të justifikuar anulimin ose kufizimin e mëtejshëm të festimeve të 9 majit, veprime që me shumë gjasa do të intensifikojnë informacionet që lufta në Ukrainë të formësohet si një kërcënim i drejtpërdrejtë për respektimin e ngjarjeve historike nga Rusia”. Instituti ka vlerësuar më parë se Rusia është duke përdorur një sërë masash për të shënuar luftën në Ukrainë si një çështje ekzistenciale për audiencën e brendshme në Rusi dhe për t'u përgatitur për mobilizim më të gjerë shoqëror", raportoi ISV. ls/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR