• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISV: Pak ka gjasa që "Vagner" të mund të ndryshojë situatën në fushën e betejës në Ukrainë

ISV: Pak ka gjasa që

Moskë/Minsk, 30 shtator 2023 (MIA) - Ka pak gjasa që ish pjesëtarët e grupit mercenar "Vagner" të shkaktojnë efekt të rëndësishëm strategjik, e madje edhe lokal, në fushën e betejës në Ukrainë, njoftoi Instituti për Studim të Luftës (ISV), i cituar nga Ukrinform.

Sipas ISV, ka gjithnjë e më shumë dëshmi që pjesëtarët e "Vagnerit" të punojnë bashkë me "Rosgvaria" dhe se Duma shtetërore ruse do ta shqyrtojë propozim-ligjin i cili do t'i mundësojë "Rosgvaria" që të formojë njësite vullnetare. 

Ekspertët vënë në dukje se komandanti aktual i Vagnerit, Anton Elizarov (i koduar "Lotus") thuhet se po negocion me "Rosgvardia" që personeli aktual i grupit të bashkohet me formacionet vullnetare të "Rosgvardia" por me kushte të favorshme për "Vagner".

Ndërkohë, sipas një burimi të brendshëm rus, elementë të kontingjentit "Vagner" në Bjellorusi nuk duan të nënshkruajnë kontrata as me Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe as me "Rosgvardiya", transmeton ISV. Në vend të kësaj, ata planifikojnë t'i bashkohen idesë së presidentit bjellorus Llukashenko për të formuar një kompani ushtarake private bjelloruse me luftëtarët Vagner nën komandën e komandantit të "Vagner", të koduar "Brest".

"Pak ka gjasa që vendosja e pjesshme e ish-personelit të Vagnerit në ndonjë zonë të vijës së parë të ketë ndonjë efekt të rëndësishëm strategjik apo edhe lokal në fushën e betejës ukrainase," përfundon Instituti për Studimin e Luftës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR