• e diel, 22 dhjetor 2024

Islanda e mbyll Ambasadën në Moskë dhe e përforcon praninë në Ukrainë

Islanda e mbyll Ambasadën në Moskë dhe e përforcon praninë në Ukrainë

Rejkjavik, 1 gusht 2023 (MIA) - Islanda sot e mbylli Ambasadën në Moskë, me çka u bë vendi i parë evropian që ndërmori një masë të tillë, ndërsa në të njëjtën kohë paralajmëroi se e përforcon praninë e saj në Ukrainë. 

Megjithatë, Islanda theksoi se nuk bëhet fjalë për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike. 

"Pasi që të krijohen kushtet, Islanda do t'i japë prioritet kthimit të aktiviteteve të Ambasadës në Moskë", bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Islandës. 

Në një deklaratë të veçantë, Ministria theksoi se Islanda planifikon ta rrisë praninë e saj në Ukrainë si shenjë solidariteti me Kievin, derisa aty zgjat "agresioni jolegjitim rus". fc/

Fotografia: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR