• e martë, 24 dhjetor 2024

ISHT: Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

ISHT:  Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe e zgjedhjeve parlamentare, 8 maj 2024 (e mërkurë), janë ditë jo pune për të gjtihë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Punëdhënësit në ditët e theksuara nuk duhet të kryejnë veprimtari me përjashtim të atyre punëdhënësve ku proceset e punës për shkak të natyrës së tyre nuk mund të ndërpriten, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Nga ISHT përkujtojnë se këto ditë janë jo pune sipas Konkluzionit të Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë më 16 prill të vitit 2024.

"Për ditët e e theksuara Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari edhe përmes inspektorateve shtetërore të tregut do të kontrollojë nëse Konkluzioni i Qeverisë teknike respektohet nga punëdhënësit", thuhet në kumtesën e ISHT-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR