• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish-presidenti i Salvadorit dënohet me edhe gjashtë vite burgim për një vepër tjetër penale

Ish-presidenti i Salvadorit dënohet me edhe gjashtë vite burgim për një vepër tjetër penale

San Salvador, 6 korrik 2023 (MIA) - Ish-presidenti i El Salvadorit, Maurisio Funes është dënuar me gjashtë vjet burgim për shkak të evazionit fiskal, kumtoi dje Prokuroria e Përgjithshme e El Salvadorit, njofton DPA.

Aktgjykimi është sjellë rreth një muaj pasi Funesi u dënua me 14 vjet burgim në një rast tjetër. Në maj ish-presidenti majtist u shpall fajtor për bashkëpunimin e paligjshëm me organizata kriminaliste.

Në rastin në të cilin u dënua me gjashtë vite burgim, Funes u akuza për evazion fiskal në vlerë prej rreth 85 mijë dollarë amerikanë. Përveç se do të dënohet me dënim me burg, do të duhet të paguaj edhe dënim në të holla prej rreth 200 mijë dollarë.

Funes ishte president i El Salvadorit nga viti 2009 deri në vitin 2014. Për momentin jeton në Nikaragua, ku ka marrë azil. Ai është edhe shtetas i Nikaraguas. Nuk ekziston marrëveshje për ekstradim midis Nikaraguas dhe El Salvadorit.

Foto: EPA



 

 

QËNDRONI TË LIDHUR