• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish-presidenti i Perusë, Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ish-presidenti i Perusë, Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

 Rio de Zhanejro, 22 tetor 2024 (MIA) - Ish-presidenti peruan, Alehandro Toledo dje është dënuar me 20 vjet e gjashtë muaj burg për marrje ryshfeti në lidhje me skandalin korruptiv në të cilin është përzier gjigantit brazilian të ndërtimit "Odebreht".

 Gjykata në Lima konfirmoi se Toledo, i cili qeveriste me Perunë nga viti 2001 deri në 2006, ka pranuar ryshfet prej 35 milionë dollarë në këmbim të një marrëveshje për ndërtimin  e një pjesë të autostradës ndërokeanike që lidh Rio de Zhanejron me Limën.

 Në këtë rasr, 78-vjeçari i ka shkaktuar dëm financiar shtetit, ka vendosur gjykata. Rasti, i njohur si afera "Odebreht", konsiderohet si skandali më i madh korrupsioni në Amerikën Latine.

 Peruja kishte lëshuar një urdhër arresti për Toledon në vitin 2017 dhe kërkoi ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, ku u arratis pasi la detyrën. Ai u arrestua në SHBA në vitin 2019 dhe ndoqi një proces të gjatë ligjor. Vitin e kaluar, Toledo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe u ekstradua në Peru.

 Toledo i hodhi poshtë akuzat dhe tha se ishte viktimë e ndjekjes politike.

 Ministria amerikane e Drejtësisë tha se gjigandi i ndërtimit, i themeluar nga emigrantë gjermanë, ka paguar rreth 800 milionë dollarë ryshfet për individë në 12 vende.

 Projektet ndlrtimore shpesh kanë përfunduar duke kushtuar në mënyrë eksponenciale më shumë se sa ishte planifikuar. Për shembull, seksioni i autostradës ndëroqeanike në Peru përfundoi duke kushtuar 2.1 miliardë dollarë në vend të 850 milionë dollarë të planifikuar.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR