• e shtunë, 21 dhjetor 2024

ISHP: Për shtatë ditë janë raportuar 17 raste të reja të kollës së mirë

ISHP: Për shtatë ditë janë raportuar 17 raste të reja të kollës së mirë

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Në shtatë ditët e fundit, nga 9 deri më 15 shkurt, janë raportuar 17 raste të reja të kollës së mirë, me një rritje prej 21 për qind në krahasim me periudhën paraprake raportuese javore, tregojnë të dhënat nga raporti javor i Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

Nga ISHP bëjnë të ditur se të gjitha rastet e raportuara janë nga Shkupi, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10 deri në 19 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP-së, nga 17 rastet e reja, pesë raste janë shtruar në spital, prej të cilëve tre fëmijë nën moshën katër vjeç dhe nga një në grupmoshën nga 5 deri në 9 vjeç dhe nga 10 deri në 14 vjeç.

Nga ISHP-ja theksojnë se nga të dhënat e marra nga qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin në periudhën 18 janar deri më 14 shkurt janë gjetur 4197 fëmijë të cilët si kanë marrë vaksinat, prej të cilëve 984 (23 për qind) janë vaksinuar.

"Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka bërë rivaksinimin e parë (439; 45 për qind). Sipas moshës dhe kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 4679 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (1591; 34 për qind) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore", theksojnë nga ISHP-ja.

Rasti i parë i raportuar i kollës së mirë ishte në janar të këtij viti. Deri dje në ISHP janë regjistruar gjithsej 39 raste me kollë të mirë. Numri më i madh i qytetarëve që janë të sëmurë me kollë të mirë jetojnë në Shkup - 33 (84,6 për qind) në nëntë komuna të ndryshme, tre në Kumanovë, dy në Gostivar dhe një në Bogovinë të Tetovës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR