Ishiba: Japonia nuk do të posedojë, prodhojë ose lejojë armë bërthamore në territorin e saj
- – Kryeministri japonez Shigeru Ishiba e konfirmoi përkushtimin e Japonisë në parimet e saj shumëvjeçare për mospërhapje të armës bërthamore dhe përsëriti se vendi i tij nuk do të posedojë, prodhojë ose lejojë armë bërthamore në territorin e tij, njoftuan mediat japoneze.
- Post By Fitore Curri
- 11:21, 6 gusht, 2025
Tokio, 6 gusht 2025 (MIA) – Kryeministri japonez Shigeru Ishiba e konfirmoi përkushtimin e Japonisë në parimet e saj shumëvjeçare për mospërhapje të armës bërthamore dhe përsëriti se vendi i tij nuk do të posedojë, prodhojë ose lejojë armë bërthamore në territorin e tij, njoftuan mediat japoneze.
Duke folur pas një ceremonie përkujtimore që shënoi 80-vjetorin e bombardimit atomik në Hiroshima, Ishiba e hodhi poshtë kategorikisht mundësinë e bashkimit të Japonisë me një aleancë bërthamore me SHBA-në, të ngjashme me atë brenda NATO-s. Megjithatë, ai theksoi nevojën për të forcuar efektivitetin e "ombrellës bërthamore" amerikane nën të cilën ndodhet vendi që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, kjo nuk bie ndesh me aspiratën për një botë pa armë bërthamore.
Më 6 gusht 1945, SHBA-ja hodhi bombë atomike mbi Hiroshima, me çka deri në fund të atij viti humbën jetën rreth 140.000 njerëz. Gjatë fjalimit të tij, Ishiba theksoi se situata e tanishme ndërkombëtare është jashtëzakonisht e vështirësuar, veçanërisht duke pasur parasysh atë që vendet e rajonit kanë armë bërthamore.
Si shenjë e përkushtimit të tij për paqen, kryeministri e vizitoi edhe Muzeun Përkujtimor për Paqe në Hiroshimë, i cili i dokumenton shkatërrimet dhe pasojat nga sulmi bërthamor.
Në vitin 2023, gjatë kohës së samitit të G7 në Hiroshima, muzeun e vizituan liderë të vendeve anëtare, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën – tri forcat bërthamore në grup.
Ishiba ende nuk ka njoftuar se kur do të bëjë një deklaratë zyrtare për 80-vjetorin e ardhshëm të dorëzimit të Japonisë, i cili bie më 15 gusht. Dorëzimi i Japonisë tetë dekada më parë i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Kjo datë tradicionalisht shënohet si fundi i konfliktit të dytë global.
Sot, Ishiba Ishiba se vendi i tij më asnjëherë nuk duhet të zhvillojë luftë. fc/
Foto: EPA