• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish shefi i Mosadit: Kolaps i plotë i taktikës së sigurisë izraelite

Ish shefi i Mosadit: Kolaps i plotë i taktikës së sigurisë izraelite

Tel Aviv, 9 tetor 2023 (MIA)- Taktika e sigurisë izraelite të shtunën "përjetoi mossukses të plotë", konsideron Deni Jatom, ish shef i shërbimit të inteligjencës Mosad dhe politikan aktual i partisë opozitare izraelite Laburiste.

Ai thekson se " gjithçka shkoi keq" dhe "askush nuk kishte idenë se çfarë po ndodhte", kur Hamasi të shtunën herët në mëngjes e sulmoi Izraelin nga territori i Rripit të Gazës.

Ish oficeri i parë i inteligjencës izraelite për Bi-bi-si deklaroi se aspekti i dytë i mbrojtjes izraelite ishte i pamjaftueshëm që të ndërpresë sulmet, duke kujtuar se Izraeli ishte pothuajse i befasuar "50 vjet një ditë" prej luftës në Jom Kipur, kur koalicioni i shteteve arabe kreu invazion.

"Sasia e forcës ishte shumë e vogël- dhe kjo është kryesisht për shkak të dështimit të shërbimeve të inteligjencës edhe pse jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve në Hamas, ato nuk kanë për qëllim ta sulmojnë Izraelin", tha Jatom. ss/

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR