• e premte, 05 dhjetor 2025

Ish kryeministri shqiptar Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish kryeministri shqiptar Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Tiranë, 20 tetor 2025 (MIA) – Ish kryeministri shqiptar dhe lider historik i Partisë Socialdemokrate, Fatos Nano, është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Lajmin e konfirmoi spitali ku po mjekohet, prej ku bëjnë të ditur se tashmë 11 ditë është në mjekim intensiv. 

“Ka pësuar vdekje klinike (kardio-respirator) në shtëpi para 11 ditëve, ndërsa ishte kthyer në jetë nga ana e ekipit të mjekëve në spitalin privat. Ai momentalisht është në gjendje serioze me dëmtime të mëdha në tru dhe reagon vetëm në dritë”, njoftuan mediat. 

Fatos Nano (73), tashmë një kohë të gjatë ka probleme me mushkëritë dhe disa herë ishte shtrirë në spital. Paraprakisht ishte hospitalizuar për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes, i njohur si HOBB, sëmundje kronike obstruktive e mushkërive. 

Ai është themeluesi dhe lideri i parë i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Në krye të partisë ishte nga viti 1991 deri në vitin 2005, kur plotësisht u tërhoq nga politika. 

Kryeministër ishte tri herë nga 24 shkurti deri në qershor të vitit 1991, nga 24 korriku i vitit 1997 deri më 2 tetor të vitit 1998 dhe nga 3 korriku i vitit 2002 deri më 11 shtator të vitit 2005. 

Si kryeministër ishte më meritori për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, të cilat ishin të “ngrira” në periudhën komuniste por nuk ishin aspak më të mira edhe në kohën kur në pushtet ishin demokratët. 

Nano u arrestua më 31 korrik 1993, me akuzën e keqpërdorimit të detyrës në dobi të palëve të treta dhe u dënua me 14 vjet burg. Ai qëndroi në burg deri më 13 mars 1997, dhe më pas, pas trazirave të famshme të marsit, kur vendi ishte në kaos, presidenti i atëhershëm Sali Berisha vendosi ta falte atë. fc/

Foto: Nano në FB

QËNDRONI TË LIDHUR