Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif ka shpallur fitore në zgjedhjet parlamentare në vend
- Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif shpalli fitore në zgjedhjet aktuale parlamentare, duke thënë se partia e tij ka fituar më shumë vota dhe do të bisedojë për formimin e një qeverie koalicioni.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:10, 9 shkurt, 2024

Islamabad, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kryeministri pakistanez Navaz Sharif shpalli fitore në zgjedhjet aktuale parlamentare, duke thënë se partia e tij ka fituar më shumë vota dhe do të bisedojë për formimin e një qeverie koalicioni.
Sharif nuk tha sa vende parlamentare fitoi partia e tij, ndërsa numërimi i votave në zonat e fundit zgjedhore është ende duke vazhduar.
Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tregojnë se Liga Myslimane e Pakistanit fitoi 42 vende, shumë më pak se 133 vendet e nevojshme për të formuar qeverinë e vet.
Sharif tha se deputetët e tij do të takohen me partitë e tjera politike për të biseduar për formimin e koalicionit qeveritar. qa
Foto: Arkivi i MIA-s