• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ish kryeministri pakistanez Imran Kan dënohet me 14 vjet burg për shitjen e dhuratave të Qeverisë

Ish kryeministri pakistanez Imran Kan dënohet me 14 vjet burg për shitjen e dhuratave të Qeverisë

Islamabad, 31 janar 2024 (MIA) - Ish kryeministri pakistanez Imran Kan dhe bashkëshortja e tij Bushra Bibi dënohen me 14 vjet burg në rastin e lidhur me shitjen ilegale të dhuratave të Qeverisë, publikoi mbrëmë gazeta "Dawn".

Vendimi i Gjykatës së Antikorrupsionit në Islamabad vjen një ditë pasi Kan u dënua me 10 vjet burg në rastin e zbulimit të sekreteve shtetërore, një javë para zgjedhjeve kombëtare.

Gjykata e tretë, gjtihashtu në gusht e dënoi Kanin me tre vjet burg për shitjen e më shumë se 140 milionë rupi (501.000 dollarë) dhurata shtetërore të marra gjatë mandatit të tij si kryeministër në periudhën e viteve 2018-2022.

Dënimi më vonë u pezullua, por Kan mbetet pas grilave në lidhje me rastet tjera. Ai në gjykim deklaroi se i ka blerë gjërat në mënyrë legale.

Përfaqësuesit qeveritar pohuan se ndihmësit e Kanit i kanë shitur dhuratat në Dubai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR