• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Ish kryeministri i Çekisë, Babish sulmohet në tubimin parazgjedhor

Ish kryeministri i Çekisë, Babish sulmohet në tubimin parazgjedhor

Pragë, 1 shtator 2025 (MIA) - Ish kryeministri i Çekisë, Andrej Babish sot është shtruar në spital pasi u sulmua gjatë tubimit parazgjedhor në qytetin Dobra. Ai u sulmua nga një burrë me shkop.

Sulmuesi është arrestuar me akuzën e huliganizmit.

"Babish është shtruar në një spital në qytetin Fridek-Mistek për ekzaminime mjekësore", tha në një deklaratë partia e tij opozitare populiste e krahut të djathtë, Aksioni i Qytetarëve të Pakënaqur (ANO).

Kryeministri çek Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakushan e dënuan sulmin, duke e quajtur të papranueshëm. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR