• e premte, 05 dhjetor 2025

Ish kryeministri grek, Aleksis Cipras jep dorëheqje si deputet dhe lëshon Parlamentin

Ish kryeministri grek, Aleksis Cipras jep dorëheqje si deputet dhe lëshon Parlamentin

Athinë, 6 tetor 2025 (MIA) – Ish kryeministri grek Aleksis Cipras ka bërë të ditur se jep dorëheqje na detyra si deputet i partisë së majtë Siriza, njofton televizioni shtetëror ERT.

Në postimin në platformën Iks, Cipras tha se e lëshon parlamentin grek, por jo edhe politikën. Ai gjithashtu njoftoi vendimin e tij në një letër drejtuar kryetarit të Parlamentit, Nikitas Kaklamanis.

Si arsye për dorëheqjen e tij, Ciprasi tregon dëshirën për t'u rikthyer në "aktivitetin shoqëror, larg funksioneve dhe mekanizmave partiakë".

"Nuk mund dhe nuk dua të marr pjesë në një Parlament, i cili i varfëruar në aspekt demokratik dhe plotësisht i nënshtruar ndaj përgjegjësisë së shumicës, nuk është në gjendje të përmbushë rolin që i është caktuar nga Kushtetuta dhe që presin qytetarët", shkroi ai.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR