• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish kryeministri finlandez Aleksandar Stub do të kandidojë për president në zgjedhjet në vitin 2024

Ish kryeministri finlandez Aleksandar Stub do të kandidojë për president në zgjedhjet në vitin 2024

Helsinki, 16 gusht 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Finlandës, Aleksandar Stub sot deklaroi se do të kandidojë për president të vendit në zgjedhjet e ardhshme në janar të vitit 2024, transmetojnë mediat britanike.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri aktual Peteri Orpo të dielën kërkoi nga Stub të bëhet kandidat për partinë konservatore të Koalicionit kombëtar.

“Në këtë situatë gjeopolitike përgjigja është e qartë: sapo na thërret atdheu, ne i përgjigjemi thirrjes”, deklaroi ish kryeministri para gazetarëve.

Stub i cili aktualisht është profesor dhe drejtor i Institutit universitar evropian në Firence të Italisë, ka pasur disa poste ministrore para se të bëhet kryeministër i Finlandës në vitin 2014-2015.

Mes atyre që kanë shpallur kandidaturën e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit janë ministri i deritashëm për Punë të Jashtme Peka Haavisto, shkencëtari Mika Altola dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Finlandës Oli Ren.

Foto: vikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR