• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish kryeministri britanik Dejvid Kameron është emëruar ministër i ri i Punëve të Jashtme

Ish kryeministri britanik Dejvid Kameron është emëruar ministër i ri i Punëve të Jashtme

Londër, 13 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot e emëroi Dejvid Kameronin si ministër të Punëve të Jashtme në vendin e Xhejms Kleverli, i cili tani është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas shkarkimit të Suela Braverman.

Ministri i Financave, Xheremi Hant e ruan funskionin e tij. 

Sunak e shkarkoi Bravermanin pasi e akuzoi policinë britanike se është shumë e butë sa i përket protestuesve propalestinez.

Shkarkimi i ministres së Punëve të Brendshme është pjesë e ndryshimit më të gjerë në qeverinë britanike. 

Partia konservatore qeveritare sqaroi deklaratën e cituar nga DPA se qëllimi i Sunakut është që ta përforcojë ekipin e tij "që të arrijë zgjidhje afatgjate për të ardhme më të ndritur". fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR