• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ish kongresmeni Xhorxh Santos arrin marrëveshje me prokurorët, përballet me dënim deri në tetë vjet burg

Ish kongresmeni Xhorxh Santos arrin marrëveshje me prokurorët, përballet me dënim deri në tetë vjet burg

Uashington, 20 gusht 2024 (MIA) - Ish anëtari i Dhomës së përfaqësuesve, Xhorxh Santos i cili u largua nga Kongresi për gati njëzet akuza penale, dje pasdite lidhi marrëveshje me prokurorët për ta pranuar fajin për të gjitha pikat e padisë kundër tij.

Santos e pranoi fajin për kryerje të veprave mashtrim përmes postës elektronike dhe vjedhje të identitetit.

"Pas shumë vitesh gënjeshtra, ish kongresmeni Xhorxh Santos qëndroi në sallën e gjyqit pas meje dhe më në fund nën betim e tha të vërtetën. Ndërsa e vërteta është se ai është një kriminel", deklaroi prokurori Breon Pis. Santos e pranoi fajin për krime të rënda në lidhje me mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit. Ai gjithashtu pranoi se ka kryer të gjitha krimet e tjera me të cilat ishte akuzuar në aktakuzën plotësuese. Si rezultat i asaj, ai më në fund do të jetë përgjegjës për veprimet e tij", theksoi Pis.

Ai tha se sipas marrëveshjes, Santos do të dënohej me të paktën dy vjet burg, megjithëse gjykatësi deklaroi se marrëveshja për pranimin e fajit mund të përfshijë një gamë dënimi të vlerësuar mes gjashtë deri në tetë vjet. Dënimi është caktuar për më 7 shkurt në gjykatën federale në Central Ajslip, Nju-Jork.

Sipas marrëveshjes, Santos patjetër duhet të paguajë të paktën 373.000 dollarë si dëmshpërblim. Santos foli në gjykatë, duke pranuar një sërë krimesh. Ai foli aq shpejt sa gjyqtari duhej t'i thoshte të ngadalësojë shpejtësinë, publikoi mbrëmë "Si-Bi-Es Njuz".

Ai pranoi se kishte kryer mashtrime duke shfrytëzuar kartat kreditore të një individi për përfitimin e tij personal, si dhe kishte bërë deklarata të rreme në Komisionin federal të zgjedhjeve. Ai gjithashtu pranoi se kishte kryer mashtrim me postë elektronike midis shtatorit dhe tetorit të vitit 2022.

Përveç asaj që pranoi fajin për këto krime, Pis deklaroi se Santos pranoi gjithashtu një "listë të gjatë" krimesh të tjera "për të cilat do ta mbajë përgjegjësi gjatë shqiptimit të dënimit".

Santos arriti të hyjë në Kongres si një deputet republikan nga qarku i Nju Jorkut dhe qëndroi atje për 11 muaj përpara se të votohej për akuzat e tij për mashtrim. Një prej pikave pretendon se ai përdori mjetet e fushatës nga zgjedhja e tij në Kongres për të blerë bizhuteri dhe rroba të modës. Një tjetër theksohet se ai gënjeu hapur për biografinë e tij për të fituar një vend në zgjedhjet e Kongresit të vitit 2022. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR