Ish keçerja Linda Mekmeon u zgjodh sekretare e re amerikane e Arsimit
- Senati i SHBA-së ka konfirmuar nominimin e Linda Mekmeon, ish drejtoreshë e Federatës botërore për keç (WWE), për sekretare të re për arsim.
- Post By Fami Bajrami
- 08:12, 4 mars, 2025
Uashington, 4 mars 2025 (MIA) - Senati i SHBA-së ka konfirmuar nominimin e Linda Mekmeon, ish drejtoreshë e Federatës botërore për keç (WWE), për sekretare të re për arsim.
Afaristja 76-vjeçare mori mbështetjen e 51 senatorëve, ndërsa 45 votuan kundër. Të gjithë senatorët demokratë të pranishëm votuan kundër.
Tramp në fushatën e tij presidenciale të zgjedhjeve të vitit 2024 premtoi se do të heq Ministrinë e Arsimit, duke i transferuar kompetencat e saj tek shtetet individuale federale amerikane.
Mekmeon tanimë ishte pjesë e administratës së Trampit gjatë mandatit të tij të parë, kur e drejtonte Agjencinë për biznese të vogla. rq/bsh/
Foto: EPA