• e premte, 11 korrik 2025

IRNA: Në sulmet izraelite ndaj Iranit jetën e humbën 18 persona

IRNA: Në sulmet izraelite ndaj Iranit jetën e humbën 18 persona

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Agjencia iraniane e lajmeve (IRNA) kumtoi se në sulmet e sotme ajrore izraelite ndaj Iranit jetën e humbën 18 persona, ndërsa 35 janë lënduar.

"Njëmbëdhjetë lokacione iu nënshtruan sulmeve brutale ajrore nga ana e regjimit zionist", theksoi IRNA.

Paraprakisht, portali iranian "Nournjus" (Nournews) kumtoi se vetëm në kryeqytetin iranian jetën e kanë humbur 78 njerëz, ndërsa 329 janë lënduar. ab/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR