Irani u përpoq të konfiskonte dy cisterna në ngushticën e Hormuzit
- Irani sot ka tentuar të konfiskojë dy cisterna afër ngushticës së Hormuzit, dhe ka qëlluar në njërën prej tyre, kumtoi marina amerikane.
Uashington, 5 korrik 2023 (MIA) – Irani sot ka tentuar të konfiskojë dy cisterna afër ngushticës së Hormuzit, dhe ka qëlluar në njërën prej tyre, kumtoi marina amerikane.
Anijet iraniane u tërhoqën pasi marina amerikane iu përgjigj thirrjes ndihmë dhe dy anijet tregtare rifilluan udhëtimet e tyre. Të shtënat nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme të mëdha materiale.
Marina amerikane thotë se Irani ka kapur të paktën pesë anije tregtare në dy vitet e fundit dhe ka ngacmuar disa të tjera. Një numër më i madh incidentesh kanë ndodhur në ngushticën e Hormuzit dhe afër Gjirit Persik, përmes të cilit kalon 20 për qind e të gjithë naftës bruto.
Irani nuk ka komentuar ende për incidentin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s