Irani u bëri thirrje banorëve të Haifës të evakuohen
- Irani u bëri thirrje banorëve të qytetit izraelit Haifa të evakuohen, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Teheran, 18 qershor 2025 (MIA) – Irani u bëri thirrje banorëve të qytetit izraelit Haifa të evakuohen, njoftoi televizioni shtetëror iranian.
"Një paralajmërim u lëshua pak minuta më parë për evakuimin e kolonëve sionistë në Haifa për t'u mbrojtur nga raketat iraniane", njoftoi televizioni iranian, duke transmetuar një mbishkrim në gjuhën hebraike.
Më parë, Garda revolucionare e Iranit i paralajmëroi banorët e Tel Avivit të evakuohen. Pas paralajmërimit, media iraniane publikuan se Irani ka lëshuar raketa hipersonike Fatah drejt Izraelit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s