• e martë, 10 mars 2026

Irani sulmon rafineritë dhe depot e karburantit në Haifa, sulmoi Izraelin qendror, raportohen shpërthime në Tel Aviv

Irani sulmon rafineritë dhe depot e karburantit në Haifa, sulmoi Izraelin qendror, raportohen shpërthime në Tel Aviv

Teheran, 10 mars 2026 (MIA) - Forcat e armatosura iraniane njoftuan se kryen sulme me dronë ndaj rafinerive dhe depove të karburantit në qytetin Haifa, në Izraelin qendror, në përgjigje të "sulmeve ndaj objekteve të naftës në Iran", raportuan mediat iraniane.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë zbuluar një lëshim të ri rakete nga Irani, kumtoi shërbimi i tyre për shtyp. Ky është paralajmërimi i parë për raketa nga Irani që nga fillimi i ditës. Sulmi kishte për qëllim Izraelin qendror.

Banorët e zonës më të dendur të populluar të vendit morën një paralajmërim urgjent në telefonat e tyre celularë për një sulm të mundshëm ajror dhe një alarm u dha në Tel Aviv dhe rrethinën e tij. U raportuan edhe shpërthime.

Irani nisi sulme të reja ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik të dielën, duke vazhduar të përshkallëzojë tensionet në Lindjen e Mesme në një konflikt që ka rritur çmimet e naftës dhe ka tronditur ekonomitë globale, raportoi Asoshiejted Pres.

Pesë luftëtarë pro-iranianë u vranë në një sulm ajror në Irak. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein herët këtë mëngjes. Arabia Saudite tha se kishte rrëzuar dy dronë mbi pjesën lindore të vendit të pasur me naftë, dhe forcat e armatosura të Kuvajtit thanë se kishin shkatërruar gjashtë dronë.

Përveç lëshimit të raketave dhe dronëve në Izrael dhe bazat amerikane në rajon, Irani ka sulmuar edhe infrastrukturën energjetike, e cila, e kombinuar me kontrollin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit, ka çuar në një rritje të çmimeve të naftës. sa/

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR