Irani sulmoi një bazë ushtarake italiane në Kuvajt
- Baza ushtarake Ali al Salem në Kuvajt, ku janë të stacionuar pjesëtarët e armatës amerikane dhe asaj italiane, në mëngjes u sulmuan nga një dron iranian.
- Post By Besnik Shuki
- 16:56, 15 mars, 2026
Kuvajt, 15 mars 2026 (MIA) - Baza ushtarake Ali al Salem në Kuvajt, ku janë të stacionuar pjesëtarët e armatës amerikane dhe asaj italiane, në mëngjes u sulmuan nga një dron iranian.
Droni goditi një depo dhe shkatërroi një dron të forcave ajrore italiane.
Ministria italiane e Mbrojtjes njoftoi se me këtë rast asnjë ushtar nuk u lëndua.
"Nuk ka rrezik apo problem për ushtarët tanë. Kuvajti është një objektiv ushtarak iranian për shkak të pranisë së bazave amerikane. Ata nuk do të na frikësojnë, ne do t'u përmbahemi detyrimeve ndërkombëtare që kemi ndërmarrë", tha shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani. bsh/