• e hënë, 23 dhjetor 2024

Irani pretendon se nuk ka lidhje me sulmin në Jordan në të cilin humbën jetën tre ushtarë amerikanë

Irani pretendon se nuk ka lidhje me sulmin në Jordan në të cilin humbën jetën tre ushtarë amerikanë

Teheran, 29 janar 2024 (MIA) - Misioni iranian në Kombet e Bashkuara sot njoftoi se Teherani nuk është i përfshirë në sulmin me dronë në të cilin humbën jetën tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane në pjesën verilindore të Jordanit, në afërsi të kufirit sirian.

Në kumtesën e publikuar nga agjencia gazetareske shtetërore IRNA, misioni thekson se Irani nuk ka kurrfarë lidhje me sulmin në bazën amerikane.

Nga atje, gjithashtu, shtojnë se "ekziston konflikt ndërmjet forcave amerikane dhe grupeve të rezistencës në rajon, të cilët po hakmeren ndaj sulmeve".

Presidenti amerikan Xho Bajden i akuzoi grupet e mbështetura nga Irani për sulmin me dron ndaj forcave amerikane, në të cilin humbën jetën tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, ndërsa shumica u plagosën.

Sulmi paraqet një përshkallëzim të mëtjeshëm të situatës tashmë të tensionuar në lindjen e Mesme, ku shpërtheu lufta në Gaza pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor nga ana e grupit islamik palestinez Hamas. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR