• e enjte, 04 dhjetor 2025

Irani paraqiti ankesë kundër shefit të ANEB-it: Grosi ka kërcënuar neutralitetin dhe besueshmërinë e agjencisë

Irani paraqiti ankesë kundër shefit të ANEB-it: Grosi ka kërcënuar neutralitetin dhe besueshmërinë e agjencisë

 Teheran, 21 qershor 2025 (MIA) - Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir-Said Iravani, ka paraqitur një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër qasjes së drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, duke e akuzuar për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe paanshmërisë së tij në lidhje me aktivitetet bërthamore paqësore të Iranit.

 Në një letër që ia dorëzoi Këshillit për Sigurim dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, Iravani shprehu shqetësime serioze në lidhje me mosveprimin e Grosit, veçanërisht në lidhje me kërcënimet e regjimit izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, raportoi Mehr njuz.

Iravani theksoi se Grosi nuk kishte marrë masa të mjaftueshme mbrojtëse dhe nuk e kishte dënuar "agresionin e Izraelit". 

"Deklaratat publike të bëra nga drejtori i përgjithshëm Rafael Mariano Grosi në periudhën menjëherë para aktit të fundit të agresionit nga regjimi izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit përbëjnë një shkelje të qartë dhe serioze të standardeve të paanshmërisë që kërkohen nga funksioni i tij”, thuhet në letër.

Iravani pretendon se Grosi ka shmangur dënimin e Izraelit për kërcënimet e tij të qarta kundër objekteve bërthamore iraniane, të cilat janë nën mbrojtjen e ANEB-it. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR