• e shtunë, 23 nëntor 2024

Irani paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent në rast të një lufte të përgjithshme në Liban

Irani paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent në rast të një lufte të përgjithshme në Liban

 Teheran, 26 shtator 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane Abas Arakçi mbrëmë deklaroi se rajoni i Lindjes së Mesme është në prag të një katastrofe të plotë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe paralajmëroi se Teherani nuk do të qëndrojë indiferent në rast të një lufte në Liban.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Arakçi tha se Izraeli i ka kaluar "të gjitha vijat e kuqe" dhe se Këshilli i Sigurimit i KB-së duhet të ndërhyjë për të rivendosur paqen dhe stabilitetin. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR