• e diel, 22 dhjetor 2024

Irani paralajmëroi ndërtimin e Kosmodromit më të madh në Azinë perëndimore

Irani paralajmëroi ndërtimin e Kosmodromit më të madh në Azinë perëndimore

Teheran, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ministri iranian për Komunikime dhe Teknologji Informatike, Isa Zarepur kumtoi se autoritetet po ndërtojnë bazën më të madhe për lansim në hapësirë në Azinë perëndimore. Përfaqsuesi i Qeverisë ka shtuar se është planifikuar të instalohet një satelit tjetër deri nga fundi i vitit aktual kalendarik iranian (deri më 20 mars 2024).

"Ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur në industrinë hapësinore në vend.... Numri i satelitëve të lansuar në vend, prej kur Administrata e presidentit Ibrahim Reisi ka marrë detyrën në gusht të vitit 2021, arriti 11", tha ministri.

Ai shpreson se Republika Islamike së shpejti do ta rritë numrin e lansimeve në hapësirë. Është theksuar edhe bashkëpunimi i deritanishëm me vendet e tjera, si dhe teknologjia më bashkëkohore në industrinë hapësinore, me të cilën Irani mund të dërgojë me sukses satelitet e veta në orbitë në mënyrë të pavarur.

Më tej, Zarepur theksoi se shfrytëzimi i kapaciteteve të mëdha të kompanive nga sektori privat dhe kompanive të themeluara në njohuri - është në krye të agjendës së Ministrisë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR