Irani përsëri demantoi se ka dërguar raketa balistike në Rusi
- Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Arakçi ka demantuar akuzat se Irani ka dërguar raketa balistike në Rusi për t'i shfrytëzuar në luftën në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:50, 14 tetor, 2024

Teheran, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Arakçi ka demantuar akuzat se Irani ka dërguar raketa balistike në Rusi për t'i shfrytëzuar në luftën në Ukrainë.
"Qartë tregova dhe e përsëris: nuk kemi dërguar raketa balistike në Rusi. Nëse Evropa ka nevojë për diçka për të qetësuar shantazhin izraelit, më mirë të gjejë një histori tjetër", theksoi Arakçi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s