• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Irani ndërton katër termocentrale bërthamore

Irani ndërton katër termocentrale bërthamore

Teheran, 1 shkurt 2024 (MIA) – Irani ka filluar me ndërtimin e katër termocentraleve bërthamore me kapacitet të përgjithshëm prej 5.000 megavat, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Termocentralet bërthamore po ndërtohen në qytetin port Sirik, në bregun jugor të Iranit, 1.150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Ndërtimi i katër termocentraleve bërthamore pritet të zgjasë nëntë vjet. Projekti do të kushtojë 20 miliardë dollarë dhe do të hapë 4000 vende pune. Çdo central pritet të përdorë 35 ton karburant bërthamor në vit.

Irani dëshiron të ketë 20.000 megavat në termocentralet bërthamore deri në vitin 2041.

Irani aktualisht ka vetëm një termocentral bërthamor 1000 megavat operativ, i ndërtuar me ndihmën ruse në vitin 2011 dhe po ndërton gjithashtu një prej 300 megavat afër kufirit me Irakun.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) njoftoi vitin e kaluar se Irani kA rritur pasurimin e uraniumit të nevojshëm për të prodhuar armë. Perëndimi prej kohësh dyshon se Irani po punon për armë bërthamore, ndërsa Teherani e mohon këtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR