Irani lansoi rreth 100 drone drejtë Izraelit, armata punon për zmbrapsjen e tyre, njoftoi ushtria izraelite
- - Forcat iraniane lansuan rreth 100 dronë drejtë Izraelit, armata punon për zmbrapsjen e tyre, njoftoi ushtria izraelite.

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Forcat iraniane lansuan rreth 100 dronë drejtë Izraelit, armata punon për zmbrapsjen e tyre, njoftoi ushtria izraelite.
Izraeli mëngjesin e sotëm njoftoi se e ka sulmuar Iranin, ndërsa mediat iraniane njoftuan se në Teheran janë dëgjuar shpërthime. Sulmi rrit tensionet rreth përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar pajtimin e Iranit për ndalimin e programit të tij bërthamor.
Izraeli njoftoi se shpallë gjendje të jashtëzakonshme në pritje të sulmeve me raketa dhe dronë nga ana e Teheranit.
Një përfaqësues ushtarak izraelit deklaroi se Izraeli po sulmon "dhjetëra" objekte bërthamore dhe ushtarake. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s