Irani kanoset me "mbylljen e Mesdheut", pa saktësuar se si ta realizojë këtë
- Komandanti i Gardës revolucionare iraniane deklaroi se Deti Mesdhe do të mund të mbyllet nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë "krime" në Gazë, pa elaboruar se si do të ndodhte kjo.
- Post By Besnik Shuki
- 14:57, 23 dhjetor, 2023

Teheran, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Komandanti i Gardës revolucionare iraniane deklaroi se Deti Mesdhe do të mund të mbyllet nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë "krime" në Gazë, pa elaboruar se si do të ndodhte kjo.
"Ata së shpejti do të shohin mbylljen e Detit Mesdhe, Ngushticën e Gjibraltarit dhe rrugëve tjera detare", deklaroi gjenerali i Brigadës Mohamad Reza Nakdi, komandant koordinativ i Gardës.
Shtëpia e Bardhë paraprakisht kumtoi se Irani është "thellë i përfshirë" në planifikimin e operacioneve të huthëve kundër anijeve komerciale në Detin e Kuq. bsh/
Foto: Arkiv