Irani kërkon që Izraeli të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara
- - Presidenti iranian Ebrahim Raisi sot bëri thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara, në fjalimin në shënimin e 45-vjetorit të Revolucionit Islamik.
- Post By Fitore Curri
- 14:08, 11 shkurt, 2024

Teheran, 11 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti iranian Ebrahim Raisi sot bëri thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara, në fjalimin në shënimin e 45-vjetorit të Revolucionit Islamik.
"Propozojmë entiteti sionist të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara", tha Raisi, duke menduar në Izraelin, shtet të cilin nuk e njeh Irani.
Sepse "ajo që po ndodh sot në Gazë është krim kundër njerëzimit, ndërsa mbështetës të këtij regjimi kriminal janë SHBA-ja dhe disa vende perëndimore", shtoi ai gjatë fjalimit të tij para mijëra njerëzve të grumbulluar në sheshin Azadi (Liria) në kryeqytet në këtë ditë festive.
Presidenti iranian e akuzoi Izraelin se "ka shkelur 400 deklarata, rezoluta dhe marrëveshje" të arritura në kuadër të "organizatave ndërkombëtare".
Irani është një nga mbështetësit kryesorë të Hamasit në luftën e cila filloi më 7 tetor të vitit të kaluar. fc/
Fotografia: DPA