Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin me hakmarrje të fortë në rast sulmi, njofton mundësi për marrëveshje
- Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Agarçi, mbrëmë paralajmëroi se vendi i tij do të përgjigjet "me vendosmëri" në rast të sulmeve të reja nga SHBA dhe Izraeli.
- Post By Sara Ademi
- 08:23, 29 korrik, 2025
Teheran, 29 korrik 2025 (MIA) - Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Agarçi, mbrëmë paralajmëroi se vendi i tij do të përgjigjet "me vendosmëri" në rast të sulmeve të reja nga SHBA dhe Izraeli.
Supozohet se Aragçi reagon në sulmet e reja të dërguara mbrëmë nga presidenti amerikan Donald Tramp.
"Shkatërruam kapacitetet e tyre bërthamore. Ata mund të fillojnë nga e para, por nëse e bëjnë këtë, ne do t'i shkatërrojmë menjëherë", tha Tramp gjatë një vizite në Skoci, duke iu referuar Iranit.
"Nëse përsëritet agresioni, nuk do të mendohemi të reagojmë më me vendësimëri", shënoi ministri iranian në "X". "Nëse ka shqetësime për një devijim të mundshëm të programit tonë bërthamor për qëllime paqësore, opsioni ushtarak u tregua si joefikas, por vendimi i dakorduar mund të funksionojë", shtoi ai.
Më 13 qershor, Izraeli filloi bombardimin ndaj Iranit, me ç'rast humbën jetën zyrtarë të lartë dhe shkencëtarë të lidhur me programin bërthamor të Iranit, si dhe qindra civilë. Irani u përgjigj duke qëlluar me raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Lufta zgjati 12 ditë.
Në këmbim, SHBA sulmoi objektet kryesore bërthamore në Fordou, Isfahan dhe Natanc. sa/
foto: EPA