Irani ju bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos e zvarrisin marrëveshjen bërthamore
- - Autoritetet iraniane sot ju bënë thirrje vendeve perëndimore, veçanërisht SHBA-së, që të mos i shtyjnë bisedimet për rinovimin e marrëveshjes bërthamore, pesë vjet pas tërheqjes amerikane nga ajo marrëveshje ndërkombëtare.
- Post By Fitore Curri
- 16:45, 8 maj, 2023
Teheran, 8 maj 2-23 (MIA) - Autoritetet iraniane sot ju bënë thirrje vendeve perëndimore, veçanërisht SHBA-së, që të mos i shtyjnë bisedimet për rinovimin e marrëveshjes bërthamore, pesë vjet pas tërheqjes amerikane nga ajo marrëveshje ndërkombëtare.
"Lidhja e marrëveshjes është e mundur edhe teknikisht edhe politikisht", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani.
"Palët tjera, veçanërisht SHBA-ja, zvarrisin dhe duhet të tregojnë vendosmëri politike" në rinovimin e marrëveshjes, të lidhur në vitin 2015, prej të cilës SHBA-ja u tërhoq më 8 maj 2018, gjatë kohës së presidentit Donald Tramp.
Pesë vjet më vonë, vazhdojnë bisedimet e mundimshme, mes Iranit dhe forcave të mëdha të cilat e nënshkruan marrëveshjen nga viti 2015, ndërsa ato janë Kina, Rusia, SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.
Vendet perëndimore e kritikuan Iranin pasi në lokacionin bërthamor në atë vend ishin gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri 83,7 për qind, që është gati pragu për prodhimtarinë e armëve atomike.
"Irani e ndjek udhërrëfyesin" e dakorduar gjatë vizitës së Grosit dhe u vendosën procedura operative", tha Kanani.
ANEB duhet ta shqyrtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Guvernatorëve të caktuar për në qershor në Vjenë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s