• e diel, 10 nëntor 2024

Irani i ndërpreu negociatat indirekte me SHBA-në për shkak të "situatës së posaçme në rajon"

Irani i ndërpreu negociatat indirekte me SHBA-në për shkak të

Teheran, 14 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi sot kumtoi se Irani i ndërpreu porositë indirekte me SHBA-në për shkak të "situatës së posaçme në rajon", lajmëroi DPA.

"Nuk shohim bazë për bisedime derisa nuk e tejkalojmë krizën e tanishme. Vendimet e ardhshme nëse procesi i negoxiatave të riaktivizohet, do të sillen pas vlerësimit pltoësues", tha Arakçi në Muskat, Oman, ku bisedoi me zyrtarët e atjeshëm për krimet rrjedhëse izraelite në Palestinë dhe Liban.

Omani në të kaluarën ndërmjesonte mes Iranit dhe Perëndimit, por ky opsion nuk do të prëdoret tani, tha Arakçi, transmetoi agjencia gjermane.

"Për momentin nuk shohim kurfarë konteksti për këto negociata përderisa nuk e tejkalojmë krizën e tanishme", tha ai.

"Ne nuk duam luftë apo konflikt, madje edhe nëse jemi plotësisht të prëgatitur për atë", lajmëroi IRNA, tha Arakçi.

Me rritjen e tensioneve në Lindjen e Afërt, vëzhguesit druajnë se lufta mes Iranit dhe Izraelit po bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Para pothuajse dy javëve, Korpusi iranian i Gardës revolucionare islamike lansoi rreth 200 raketa balistike drejt Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu premtoi se do të kundërpërgjigjet.

Njeriu i parë i diplkomacisë iraniane shtoi se gjatë vizitës në Oman i ka prezantuar qëndrimet e Iranit të cilat do t'ua transmetojë të gjitha vendeve relevante, përfshirë SHBA-së dhe vendeve evropiane, shtoi DPA. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR