Irani i dënoi sulmet amerikane ndaj Jemenit si barbare
- Irani sot i dënoi si "barbare" sulmet ajrore amerikane ndaj portit të naftës në Jemen, për të cilat kryengritësit huthë, të mbështetur nga Irani, thanë se vranë së paku 38 njerëz.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:39, 18 prill, 2025
Teheran, 18 prill 2025 (MIA) - Irani sot i dënoi si "barbare" sulmet ajrore amerikane ndaj portit të naftës në Jemen, për të cilat kryengritësit huthë, të mbështetur nga Irani, thanë se vranë së paku 38 njerëz.
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Brendhsme, Esmail Bagari, deklaroi se Irani "e dënon me vendomsëri sulmin ajror barbar të SHBA-së ndaj portit Ras Isa në Jemen", duke shtuar se ky është "krim" dhe "shkelje flagrante e parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara".
Kryengritësit jemenas, huthët, sot kumtuan se 38 persona e humbën jetën, ndërsa 102 janë plagosur gjatë bombardimit amerikan të portit për tankerë, Ras në Jemen.
Sulmet paraqesin një prej sulmeve më vdekjeprurëse deri më tani në fushatën e bombardimeve që e filloi presidenti Donald Tramp më 15 mars.
Huthët e mbështetur nga Irani sot gjuajtën predhë drejt Izraelit, për të të cilën ushtria izraelite kumtoi se është hasur, por sirenat e alarmit u aktivizuan në Tel-Aviv dhe në qytete të tjera. ab/
Foto: ЕPА