• e premte, 03 prill 2026

Irani e konfirmoi vrasjen e komandantit të Marinës së Gardës revolucionare iraniane

Irani e konfirmoi vrasjen e komandantit të Marinës së Gardës revolucionare iraniane

Teheran, 30 mars 2026 (MIA) - Garda revolucionare iraniane sot konfirmoi se komandanti i marinës iraniane, Alireza Tangsiri, u vra në një sulm ajror izraelit që u krye të enjten e kaluar.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Izrael Kac, që të enjten deklaroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë likuiduar Tangsirin, "personin përgjegjës direkt për operacione terroriste me vendosje minash dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar".

Kac gjithashtu theksoi se sulmi ishte një "mesazh" për Gardën revolucionare iraniane se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do t’i "ndjekin dhe eliminojnë" një nga një.

Sipas zyrtarëve izraelitë, Tangsiri ishte objektiv i sulmit ndërsa ndodhej në një takim me zyrtarë të lartë të Marinës së Forcave revolucionare iraniane në qytetin portual iranian Bandar Abas.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të SHBA-së, Tangsiri ishte anëtar i bordit drejtues të një kompanie që zhvillonte dronë luftarakë, si dhe person përgjegjës për mbikëqyrjen e testimeve të raketave kryqëzuese të marinës së Gardës revolucionare iraniane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR