• e hënë, 23 dhjetor 2024

Irani do të ndërtojë një mur në kufirin me Afganistanin

Irani do të ndërtojë një mur në kufirin me Afganistanin

Teheran, 19 maj 2024 (MIA) - Irani planifikon që ta ndalojë emigracionin ilegal nga Afganistani. Për këtë arsye planifikon që të ndërtojë një mur në kufi, shkruan Dojçe vele.

Muri prej betoni duhet të jetë 74 kilometra i gjatë, katër metra i lartë dhe do të sigurohet edhe me tela me gjemba. Është planifikuar të ndërtohet në verilindje të Iranit, ku një numër i madh njerëzish kalojnë ilegalisht kufirin mes Iranit dhe Afganistanit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare vuri në dispozicion rreth tre miliardë euro. Ushtria iraniane supozohet të sigurojë atë pjesë të kufirit për tre vitet e ardhshme. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit, detyra është përgatitja logjistike e një muri me tela me gjemba në provincat Horasani Verior, Razavi Horasan dhe Horasan Jugor.

Kufiri i Iranit me Afganistanin është 950 kilometra i gjatë. Pjesërisht, ajo kalon nëpër male të pakalueshme dhe është e vështirë për t'u aksesuar. Populli i Afganistanit po ikën nga lufta dyzetvjeçare, varfëria dhe qeveria (aktuale) talebane. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR