• e martë, 24 dhjetor 2024

Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të bëjnë tregti në rialë dhe rubla

Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të bëjnë tregti në rialë dhe rubla

Moskë/Teheran, 27 dhjetor 2023 (MIA)  - Irani dhe Rusia kanë finalizuar marrëveshjen sipas së cilës në të ardhmen  në tregtinë dypalëshe  në vend të dollarëve do të përdorin rubla dhe rialë, njoftuan sot mediat shtetërore iraniane. 

Marrëveshja u finalizua gjatë takimit të të guvernatorëve të bankave qendrore të të dyja vendeve të mbajtur në Rusi, theksohet në raport. 

Mediat britanike kujtojnë se si Irani ashtu edhe Rusia janë nën sanksionet e SHBA-së.

 "Bankat dhe subjektet ekonomike tani mund ta përdorin infrastrukturën, duke përfshirë sistemet e ndryshme ndërbankare nga SWIFT, për biznesbërje në monedha vendase", raportuan mediat shtetërore.

 Anëtaret e Unionit Ekonomik Euroaziatik (UEE), të udhëhequr nga Rusia, nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë me Iranin më 25 dhjetor, bëjnë të ditur mediat britanike.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR