• e premte, 05 dhjetor 2025

Iran: Të paktën 1.060 njerëz të vrarë në luftën me Izraelin

Iran: Të paktën 1.060 njerëz të vrarë në luftën me Izraelin

Dubai, 8 korrik 2025 (MIA) – Qeveria iraniane publikoi numër të ri të viktimave nga lufta me Izraelin, duke thënë se të paktën 1.060 njerëz janë vrarë dhe se numri mund të rritet. 

Said Ohadi, drejtor i Fondacionit për Viktima dhe Veteranë të Iranit, tha se numri është publikuar në televizionin shtetëror iranian.

Ohadi paralajmëroi se numri i viktimave mund të arrijë 1.100, duke pasur parasysh atë që disa njerëz janë lënduar seriozisht. 

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Hjuman rajts uoç” me seli në Uashington njoftoi se në sulmet humbën jetën 1.190 persona, duke përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Edhe 4.475 persona ishin plagosur, njoftoi organizata. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR